Roli i K-Fed në film

Kevin Federline më në fund ka bërë debutimin e tij në një film ku fjala “pite” është në titullin e tij.
Ish – valltari me nofkën K-Fed ka bërë debutimin e tij në filmin e realizuar vetëm në DVD, “American Pie Presents: The Book of Love”.
Ai luan rolin e një roje të kufirit që është një rol shumë i vogël.
“Ata me telefonuan dhe me thanë nëse isha i interesuar. Isha në disa projekte të tjera por ata nuk dëshironin që unë të luaja vetveten. Mendova se do të ishte një argëtim ta luaja një roje kanadez”, i ka thënë ai revistës amerikane “People”.
Ish-reperi, i cili u nda nga gruaja e tij Britney Spears me 2007, është duke shkëlqyer në shoun televiziv, “Celebrity Fit Club”.
Ai shpreson që të fitoj së shpejti një rol kryesor në një film.