Roli konstruktiv i Shqiperise ne rajon detyrim per integrimin ne BE
Pjese e detyrimeve te Shqipërisë ne rrugën drejt integrimit ne BE është edhe roli konstruktiv i saj në rajon. Ambasadori, Ettore Sekui beri apel për shmangien e deklaratave qe bien ne kundërshtim me këtë fryme dhe cenojnë marrëdhëniet e mira me fqinjët.
“Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në rajon, gjithnjë ka adoptuar një politikë të fqinjësisë së mirë, dhe nga ana tjetër ky rol konstruktiv është pjesë e obligimeve të saj në rrugën evropiane. E ajo që është e rëndësishme për të ardhmen është roli pozitiv dhe konstruktiv në rajon dhe vazhdimi i aplikimit të politikës së fqinjësisë së mire. Komenti im është pozicioni i 27 vendeve anëtare”, vlerësoi ambasadori.
Sekui shpreh qarte edhe pozicionimin e vendeve anëtare lidhur me ndryshimin e kufijve ne Ballkan.
“Politika me anë të deklaratave të saj nacionaliste të mos shkojë në kundërshtim me praktikat që garantojnë fqinjësinë e mirë. BE nuk do të shikojë ndryshim kufijsh”, shtoi ai.