E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rolling Stones, albumi i ri në vjeshtë

Ronnie Wood, kitaristi i grupit legjendar Rolling Stones, pohoi kthimin në studio dhe albumin e ri që do të dalë gjatë vjeshtës.

Kitaristi 64-vjeçar, zbulon se, përveç festimit të pesëdhjetë viteve të ekzistimit, në vitin 2013 është planifikuar edhe një tjetër album i studios i një prej grupeve më të mëdha të të gjitha kohërave.

“Ne jemi duke u përgatitur për një album të ri, si sportistët për Olimpiadë. Duhet të jemi në ushtrime”, tha Wood për gazetën britanike "Daily Mirror".

Turneu, i cili është planifikuar për në fund të këtij viti, megjithatë u shty për vitin e ardhshëm.

“Thjesht, ne nuk jemi gati, por viti 2013 duket më real”, tha legjendari Keith Richards.

“Rolling Stones” më parë kanë deklaruar se do të publikojnë një dokumentar gjatë muajit shtator me rastin e 50-vjetorit të themelimit të grupit dhe mund të mbajnë disa koncerte anembanë botës përsëri në vitin 2013, por Wood nuk ofroi detaje.

Albumin e fundit në studio grupi e ka nxjerrë në vitin 2005. Ata nxorën dy albume live, ‘Hampton Coliseum’ (Live 1981) dhe ‘L.A. Friday’ (Live 1975).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›