Bashkëpunimi Indi-Pakistan, element kyç për suksesin në Afganistan

Analistët në Washington thonë se marrëdhëniet mes Pakistanit dhe Indisë mund të shndërrohen në faktorin më të rëndësishëm për të ardhmen e Afganistanit dhe se Washingtoni mund të luajë një rol më të madh në inkurajimin e një bashkëpunimi midis dy rivalëve, të cilët zotërojnë armë bërthamore.
Hassan Abass është profesor i Sigurisë Ndërkombëtare në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Washington. Profesori Abass thotë se ai mendon se rajoni do të përballet me kohë të vështira, nëse Shtetet e Bashkuara tërheqin trupat ushtarake në vitin 2014, nga një Afganistan politikisht dhe ekonomikisht i dobët, pa një konsensus të fortë rajonal.
Çelësi, thotë Abass, është bashkëpunimi në mes Indisë dhe Pakistanit.
Por profesor Abass thotë se, pavarësisht marrëdhënieve të përmirësuara kohët e fundit, të dyja palët vazhdojnë të përpiqen që nëpërmjet mjeteve të ndryshme të ushtrojnë ndikim në Afganistan.