Roma dhe Porto në play-off-in e Europa League, Lazio mundet por e mbyll në krye. Feston Rangers i Bajramit, dështon Muçi me Besiktas

UEFA Europa Lige uli siparin e fazës së parë, e cila ashtu sikurse edhe Champions u luajt përmes një minikampionati me 26 skuadra.
Tetë skuadrat e kualifikuara direkt për në fazën tjetër janë Lacio, Bilbao, Manchester United, Tottenham, Ajntraht Frankfurt, Lion, Olimpiakos dhe Reinxheres. Italianët e Lacios ndonëse u mundën në duelin e fundit në Portugali 1me 0 nga Braga, mbajtën vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm me 19 pikë.
Ndërsa ekipit portugez nuk i mjaftoi suksesi në shtëpi pasi mbetën jashtë Play Off për shkak të golavarazhit të dobët. Basket e Bilbaos fituan 3 me 1 në shtëpi kundër Viktorioa Pelzen dhe u renditën në vendin e dytë me pikë të njëjta me Lacion kryesuese.
Sukses edhe për Manchester United 2 me 0 në Rumani kundër Steaua Bukuresht, falë golave të Daliot dhe Maino. Ndryshe nga kampionati ku janë në krizë të thellë, Tottenhami në Europë bëri detyrën duke fituar edhe ndeshjen e fundit 3 me 0 kundër Elfsborg falë golave të Skarletk, Axhaui dhe Mur. Lioni gjithashtu përtej krizës së madhe financiare siguroi një vend në teteshën e parë përmes një barazimi shtëpiak kundër bullgarëve të Ludogorec. Festë edhe për grekët e Olimpiakos që e panë veten në mesin e më të mirëve duke mundur 3 me 0 në duelin final, Karabakun.
Arritjen më të madhe e bëri Reinxheres në këtë fazë lige, pasi falë suksesit 2 me 1 kundër Union Sent Xhil, skuadra e Nedim Bajramit preu një biletë direkt për në fazën tjetër. Fantazisti kuqezi luajti 80 minuta si titullar në këtë sukses shtëpiak. Ajntrahti i Frankfurtit po ashtu është ne mesin e të kualifikuarave ndonëse u mund në Olimpiko në ndeshjen e fundit nga Roma 2 me 0.
Fitore e çmuar për verdhekuqtë përmes golave të Anhelinjos dhe Shomurudov, për të siguruar kështu kalimin në Play Off të paktën. Porto ia doli gjithashtu mes shumë vështirësish të jetë në Play Off, pasi fitoi transfertën e fundit kundër Makabi Haifa falë një goli të Gonzales. Në Play Off shkuan edhe Ajaksi që mundi 2 me 1 Gallatasarain si dhe Real Sosiedad që fitoi 2 me 0 kundër Paok. Mbeti jashtë Beshiktashi i Ernest Muçit dhe Rashices, të cilët ishin titullar në humbjen 1 me 0 në Holandë kundër Tuentes që i shkaktoi edhe eliminimin përfundimtar./vizionplus.tv