Roma e interesuar për Thiago Alcantara

Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas do të jetë shumë shpejtë futbollisti i Barcelonës. Katalanasit do të kryejnë ofertën prej 29-34 milionë euro plus bonuse të tjera, për të kompletuar kështu transferimin, i cili vitet e fundit është bërë padyshim më i përfoluri në botë.
Gjithnjë sipas një të përditshmeje spanjolle, ardhja e Fabregasit në Barcelonë do të hapte dyert për largimin e mesfshorit që mahniti të gjithë në ndeshjet miqësore, Thiago Alcantara i cili nuk do të ketë shumë minuta në dispozicion.
Drejtuesit e Barçës do të huazojnë Alcantaran tek klubi italian i Romës, pasi marrëdhëniet e mira me ish-trajnerin katalanas, tani të Romës, Luis Enriquen, do të të jetë vendimtare për këtë lëvizje në Olimpico. Megjithatë në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë rreth të ardhmes të super-talentit.