Roma fiton ndaj Interit, vetëm 1 pikë larg kreut

Në Olimpiko Inter dridhet dhe ndjen fare pranë tashmë dihatjen e Romës, fituese në sfidën direkte, por ndoshta edhe Milan, nëse kuqezinjtë fitojnë. Skuadra e Klaudio Ranierit, në fitoren e parë kundër Mourinhos, është tani vetëm një pikë larg kreut, dhe me një kalendar më të lehtë për të luajtur.
Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka hapur serinë e golave në minutën e 17-të, duke përfituar nga një gabim i portierit Julio Cesar, i cili nuk kontrolloi mirë goditjen me kokë të Nicolas Burdisso. Reagimi i Inter është i fortë dhe Samuel është i pafat, në minutën e 42, kur në goditjen me kokë, topi përplaset në traversë. Zikaltrit nuk e ulin ritmin edhe në pjesën e dytë dhe është rradha e Diego Milito të gjejë trarët e portës. Goditja e argjentinasit është ndalur në traversë, por shënuesi më i mirë i kampionatit italian, barazon rezultatin me një gol të kontestuar për shkak të pozicionit jashtë loje të Goran Pandev.
Në momentin kur Roma dukej në vështirësi, Luca Toni shënon golin e fitores, duke mposhtur portierin e Inter në minutën e 72. Nuk është mbrëmja e Mourinhos, sepse edhe një herë i pafat Inter, në mundësinë e fundit për të barazuar: Milito i vetëm me Cesar godet shtyllën. Në fakt, Inter ndoshta po ndjen lodhjen e kalendarit të ngjeshur, pasi ka fituar vetëm 2 në 9 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërkohë që Ranieri është pranë kompletimit të një misioni të jashtëzakonshëm, duke e cuar në 21 serinë e ndeshjeve radhazi pa humbje.
Eno Skarço < I mëparshmi