E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma mund Interin ne shtese

Roma gjen fitoren e pare te ketij sezoni dhe pikerisht perballe kampioneve ne fuqi te Interit.

Ne momentin me te veshtire per kryeqytetasit ku pas 4 javesh kishin regjistruar dy humbje dhe dy barazime arrijne te gjejne pikerisht ne kete jave te peste fitoren qe padyshim me shume se tre piket ka dhe nje vlere psikologjike per ta.

Ka qene nje loje e bukur kjo mes dy skuadrave rivale te viteve te fundit me sulme ne te dyja portat por 45 minutat u mbyllen me vetem nje goditje tranverse nga Stankovic. Edhe pjesa e dyte ka qene me te njejtin ritem me raste te shumta por goli ka ardhur atehere kur me pak pritej.

Vucinic i futur ne minuten e 76-e i jep fitoren Romes pas nje krosimi te sakte nga De Rossi. Kjo fitore e con Romen ne kuoten e pese pikeve ndrkohe qe Interi mbetet ne kuoten e 10 pikeve duke rrezikuar humbjen e kryesimit pas ndeshjeve te se dieles.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›