E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma qendrimi i De Rossit ne dyshim

Roma është e gatshme të dëgjojë oferta nga klubet e tjera për zëvendëskapitenin Daniele de Rossi, i cili ka kaluar në një rol të dorës së dytë nën drejtimin e trajnerit Zdenek Zeman.

Me mesfushorin që është shprehur disa herë i irrituar për mospërfshirjen në skuadër, tashmë edhe klubi verdhekuq nuk e fsheh që mundësia e largimit ëhstë reale.

“A është De Rossi i pashitshëm? Në verë dëgjuam një ofertë nga Manchester City dhe fakti që e dëgjuam do të thotë që e morëm në konsideratë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Romës, Franco Baldini.

“Nëse do të vijë një ofertë tjerë, kjo nuk do të thotë që do të pranojmë të shesim, pasi është e qartë që mund ta refuzojmë. Megjithatë, gjithashtu është e qartë që do ta marrim në konsideratë”.

Megjithatë, De Rossi nuk është i pakënaquri i vetëm brenda klubit në këtë moment. Për shkak të hapësira të pakëta që kanë gjetur, përflitet se edhe Destro e Pjanic mund të kërkojnë largimin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›