E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma shpreson të transferoi Shay Given

Roma raportohet se shpreson të sigurojë shërbimet e portierit të Manchester Cityt, Shay Given, në formë huazimi.

Irlandezi ka qenë numri dy në portën e Cityt këtë sezon, prapa Joe Hart, dhe ka dhënë shenja për një largim të mundshëm.

Besohet se menaxheri i kombëtares irlandeze, Giovanni Trapattoni, i ka rekomanduar Given të zgjedhë ndonjë klub italian, veçanërisht Romën, por është e paqartë nëse Roma do t`i ofrojë ose jo atij një ofertë huazimi ose të përhershme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›