Vlora e betonizuar rreth 400 ndertime ne bregdet
Në pikun e sezonit turistik, në zonat bregdetare të Vlorës, në brendësi të qytetit, në zonën e pyllit të Sodës, ndërtimet pa leje po shqetësojnë çdo ditë banorët, pushuesit vendas e turistë të huaj, por edhe shoqërinë civile. Shume objekte janë ndërtuar fare pranë bregut të detit, mbi brezin e rërës, dhe te tjera vijojnë të ndërtohen duke prishur jo vetëm bregdetin, por edhe urbanistikën e krejt qytetit, që dikur e kishte të gjithe pamjen nga deti. Deri tani është vepruar me plane pjesore urbanistike, në pallatet shumëkatësh që kanë uzurpuar qytetin, ndërsa në mes të ditës vijojnë të hidhen inerte e masive gurësh ne det, duke prishur e masakruar bregdetin vlonjat. Përfaqesues të shoqërisë civile në qytet shprehen se kanë qenë pushtetarët lokale, të cilët vetëdijshëm e të përzier në pazare kanë lejuar e po lejojnë masakrën që po i bëhet Vlorë.
Në rrethin e Vlorës ndër vite, numërohen mbi 400 ndërtime pa leje, të ndërtuara kryesisht në zonat bregdetare që nisin nga plazhi i pyllit të Sodës, në drejtim të rivierës. Por së fundmi kjo shifër është rritur edhe më shumë, pasi të tjera ndërtime janë në process në Vlorë, Radhimë dhe Orikum