E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romani më i ri i Idlir Azizit

“Ti doje te shkruaje nje Fuge” eshte titulli me te cilin idlir Azizi rikthehet tek lexuesi shqiptar me romanin e tij me te ri. Botuar nga Zenit ashtu si dhe librat e tij te meparshem, romani i Azizit eshte nje persiatje qe frymezohet nga realiteti shqiptar. Ne kete roman ngjarjet sillen rreth nje profesor filozofie ne universitetet private te Tiranes qe kerkom me ngulm nje bombe. Por per cfare dhe perse?

Ky tekst shoqerohet nga nje bisede imagjinare mes Enver hoxhes dhe mjekut te tij ne fund te jetes. Si ne dy romanet me pare autori ka si skene Tiranen e ketyre 10 viteve te fundit te post-tranzicionit. Stili i tij eshte elokuent, i drejtperdrejte dhe ngjarjet zhvillohen pa shume metafora dhe zbukurime.

Azizi i lindur ne Vlore ne vitin 1970 ka bere te flase shqip Uliksi i Joycet, nderkohe qe vitet e fundit i eshte perkushtuar prozes ne menyre aktive. Zenit ka ne shitje edhe dy botimet e meparshme te autorit “Kater, ose nje film i fundit mbi komunizmin tone” si dhe “Mandakall. Ose nje vrime qe mbyllet ne realitet zor se mbyllet”.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›