E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot diskutohet projektligji i SHISH. NATO: Ligji te shqyrtohet nga NOS

Komisioni Parlamentar i Sigurise Kombetare do te diskutoje sot, projektligjin e ri per SHISH-in. Mbremjen e djeshme, qeveria shqiptare ka marre nje leter nga NOS, zyra pergjegjese e NATO-s per koordinimin global te sigurise, permes te ciles i kerkohet qe ky projektligj, te kaloje me pare nga kjo zyre qe perbehet nga 3 dege; Orientimet e pergjithshme, Inteligjenca per sigurine dhe Siguria e mbrojtjes. I njejti projektligj, u kritikua me pare nga ambasadori amerikian ne Tirane, Xhon Uidhers. Ky i fundit, vleresoi se projektligji, binte ndesh me standartet e NATO-s dhe po e conte Shqiperine ne rruge te gabuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›