Romario i hyn politikes me 3 tetor kandidon per deputet
BRAZIL- Romario ish-kampion i botes me Brazilin ne vitin 1994 ka vendosur ti hyje politikes duke kandiduar per zgjedhjet lokale qe do te mbahen ne tetor.
Romario ka qene nje prej sulmuesve me te mire ne historine e futbollit dhe shpreson te marre ne Rio mbeshtetjen e njerezve te varfer per tu bere deputet. Ai eshte nje nga anetaret e Partise Socialiste ne Brazil dhe sllogani i fushates se tij eshte Nje gol per Brazilin.
Keto dite kane qene teper aktive per ish-sulmuesin e Barcelones. Ai eshte pare ne plazhe apo ne lagje te ndryshme te Rio de Zhaneiros duke takuar njerez dhe duke biseduar me ta. Fushata e Romarios bazohet tek votat e te varferve te cilet e kane pasur gjithnje idhull kur ai luante futboll. Njerezit me shohin si nje njeri qe ka lene vendin ku ata jetojne tani dhe mendojne se nje dite do te arrijne te behen si mua - tha Romario. ndash Ne kete aspekt une jam nje shembull per ta dhe mendoj se rruga me e mire per ti ndihmuar eshte nepermjet politikes shtoi ai. Romario beri gjithashtu te ditur se deri me tani ka 112 mije mbeshtetes ne rrjetin social Tuiter ndersa deklaron se i ka hyre politikes me qellim per te ndihmuar te varferitb dhe femijet handikapate. Romario nuk eshte futbollisti i vetem qe i perkushtohet politikes ne Brazil. Ish-shoku i tij i repartit ne kombetare Bebeto apo ish-mesfushori i Korinthiasit Marselinjo kandidojne per nje post deputeti me 3 tetor. Ne te shkuaren edhe legjenda Pele ka mbajtur per disa vjet postin e ministrit te sportit. Sa i perket Romarios ai eshte nje prej futbollisteve me te adhuruar ne Brazil duke shenuar ashtu si Pele mbi 1 mije gola ne karrieren e tij.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb