E Diel, 1 Nëntor 2026

Romë, e pushuan nga puna, i vë flakën vetes

ROME – Një burrë i ka vënë zjarrin vetes  përpara  Kuirinale-s në Romë.

Sipas të dhënave të para që transmetojnë mediat italiane, i vetëdjeguri është transportuar menjëherë në spitalin Shën Eugene nga ambulanca, e cila ndërhyri me shpejtësi.

Personi ne fjale,  sipas informatave fillestare, mendohet të jetë një 55- vjeçar rumun, babai i nje vajze, rezident në  Piemonte, në Pinerolo. Shkak per aktin e tij veteflijues ka qene pushimi nga puna. Si punonte shofer i nje kamioni çisternë

Gjest i tij ishte i papritur dhe për agjencitë e zbatimit të ligjit ishte e pamundur të ndalohej. Ai e kreu aktin pak minuta pasi kishte kaluar ora 14:00.

Raportohet se djegiet që ka pësuar, pavarësisht se janë të shumta nuk janë kërcënuese për jetën.

Vendi ynë u trondit pak ditë më parë nga 2 raste të tilla, kur ish të përndjekurit politik në grevë urie, Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko i vunë flakën vetes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›