E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode:Shqipëria reale ndryshe nga ajo që sheh opozita

Ministri i financave Ridvan Bode i është përgjigjur sot akuzave të deputetëve socialistë në Kuvend për një perfomancë jo të mirë të ekonomisë shqiptare.
 

Ministri i financave theksoi se opozita kërkon të nxijë arritjet ekonomike të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

"Shqipëria reale është ndryshe nga ajo që sheh opozita. Tablonë e Shqipërisë siç e doni ju keni filluar ta ndërtoni dhe jo vetëm në fjalime por edhe në programe. Shqipëria reale është Shqipëria që performon më mirë nga rajoni dhe hapësira europiane” tha Bode.

Kreu i financave i është referuar edhe taksës progresiste të PS-së për të cilën theksoi se: “Ky vend nuk ka pasur kurrë taksën progresive që propozoni ju. Kurrë nuk ka pasur një institucion që të kufizojë sistemin kapitalist”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›