E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rome manifestim pro Berluskonit

Sot në mbrëmje në Romë është paralajmëruar mbajtja e një manifestimi proteste në mbështetje të Silvio Berluskonit dhe kundër dënimit të tij për evasion fiskal në çështjen Mediaset.
Anëtarë dhe simpatizantë të “Popullit të Lirisë”, si dhe eksponentë të lartë të kësaj force politike, do të mblidhen përpara pallatit Gracioli, banesa romane e ish-kryeministrit. Është vendosur që ministrat e qeverisë Letta, që vijnë ngë “Populli i Lirisë” të mos marrin pjesë në këtë manifestim. Ndërsa vijojnë reagimet për vendimin e ditës së enjte të Gjykatës së Kasacionit, ende forca e djathtë që drejtohet nga Berluskoni nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e saj politike. Flitet se një paketë reformash të sistemit të drejtësisë do t’i propozohen të majtës, në këmbim të vijimit të bashkëqeverisjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›