E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rome nje shesh ne nder te Nene Terezes

Do ti kushtojme nje shesh te Romes Nene Terezes ne 100 vjetorin e lindjes se saj. Ky eshte premtimi i bere nga kryebashkiaku i Romes Xhani Alemano.

Kryebashkiaku saktesoi se perfaqesues te komuniteti shqiptar i kane bere kete kerkese dhe tani po shqyrton me hollesi detajet per plotesimin e saj.

Nje shesh kushtuar Nene Terezes eshte per Romen nje dhurate qe na nxit te jemi te ndjeshem ndaj problemeve sociale tha Alemano.

Lajmi u publikua gjate ceremonise solemne qe u zhvillua pasditen e se merkures ne sallen Promoteka ne kryeqytetin italian ne nder te nobelistes. Ne takim ishin te pranishim perfaqesues te institucioneve italiane dhe shqiptare autoritete te larta te kishes katolike kardinale drejtues te larte kishetar dhe bashkepunetore te Nene Terezes e cila kishte nje lidhje te forte me Romen. Ajo u shpall qytetare nderi ne vitin 1996.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›