E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Shqiperia hapa para

Kryeministri Berisha prezantoi zhvillimet e fundit ne vend nen kendveshtrimin e permbushjes se objektivave te zhvillimit te mijevjecarit ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.UPDATE

Tek qendroja ulur ne kete salle sot dhe ndiqja punimet e ketij sesioni vetetimthi ne mendje me erdhi sesioni i OKB-s i shtatorit te vitit 1992 ku une ju adresova kesaj salle si perfaqesuesi i Shqiperise asokohe njeri nder 3-4 vendet me te varfera te planetit me 204 dollare te ardhura per fryme. Ndersa sot i adresohem kesaj audience te nderuar si kryeminister i nje vendi qe tani se fundmi ka kaluar ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Nga vendi me i hyperkolektivizuar ne vendin ku sot 80 e GDP-se gjenerohet nga sektori privat. Gjate dhjete viteve te fundit Shqiperia ka reduktuar nga 25 ne 12 varferine dhe nga 4.2 ne 1.3 varferine ekstreme. Vetem ne 4 vitet e fundit Shqiperia ka rritur me mbi 40 shpenzimet per shendetesine me mbi 60 shpenzimet per arsimin me rreth 80 mbrojtjen sociale. Kemi kenaqesine te theksojme se mbi 90 e nxenesve qe kane mbaruar shkollen 9 vjecare hyjne ne shkollat e mesme. 70 perqind e te rinjve dhe te rejave qe mbaruan shkollen e mesme kane hyre ne universitet. Ne 4 vite numri i studenteve eshte trefishuar dhe ne te gjitha shkollat e vendit eshte shtrire interneti. Jetegjatesia e shqiptareve ka arritur tashme ne 77.9 vjet ndersa vdekja maternale eshte disa here me e ulet se ne disa nder vendet me te zhvilluara. Ulje drastike ka patur edhe vdekshmeria foshnjore e cila ende nuk eshte ne nivelin ku duhet te jete. Vaksinimi i femijve eshte ne nivelet me te larta ne bote. Mbrojtja e mjedisit ka njohur progres thelbesor. Ekonomia e vendit megjithe krizen e madhe boterore financiare ja doli te kete nje rritje prej 3.5 vitin e kaluar. Eksportet kete vit kane njohur nje rritje prej 62. Te ardhurat buxhetore kete vit jane rritur me 13 krahasuar me vitin e kaluar. Shqiperia eshte vendi qe 98 te energjise e ka te rinovueshme. Ne teresi rritja ekonomike gjate ketij viti pritet te jete 4-5. Shqiperia ka krijuar nje mjedis miqesor per biznesin e investimet ka firmosur dy vitet e fundit mbi 6 miliarde euro investime e koncesione. Kete vit priti 3.5 milione turiste. Transformime rrenjesore pozitive jane bere ne infrastrukturen e vendit rrugen furnizimin me uje energji telekom sherbimin shendetesor. Ajo sot eshte anetare e NATO-s dhe ecen e sigurt ne procesin e integrimit ne BE tha kryeministri Berisha.

Objektivat e zhvillimit te mijevjecarit jane fiksuar ne samitin e Kombeve te Bashkuara ne shtator te vitit 2000. Objektivat e zhvillimit te mijevjecarit shprehin synime te qarta dhe me afate te percaktuar kohore per te arritur nje permiresim te shpejte dhe te matshem ne nivel global te zhdukjes se varferise ekstreme dhe urise kryerjes universale te arsimit fillor nxitjes se barazise gjinore dhe fuqizimit te rolit te gruas zvogelimit te vdekshmerise foshnjore etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›