E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romela Begaj me mendjen top: Leke ose le Shqiperine

Peshengritesja Romela Begaj, sportistja me rezultatin me te mire te delegacionit shqiptar ne Lojerat Olimpike te Pekinit, ende pa u rehatuar mire ne token ame, leshon kercenimin e saj: "Nese nuk me japin parate do te largohem pasi kjo eshte nje shenje e hapur mosvleresimi -, ka deklaruar Begaj -. Ministri Pango na ka premtuar se shperblimet jane gati, por une nuk kam marre ende shperblimet paraardhese. Nese kjo situate do te vijoje keshtu, atehere do te kerkoj ndonje opsion tjeter", theksoi Romela Begaj, e cila dhe me pare ka deklaruar se do te konkurronte per nje flamur tjeter. Por ka dhe mendime te tjera te sportistet qe nuk kane lidhje me parate. Perfaqesimi i saj ishte per t'u admiruar, por vete Romela nuk eshte e kenaqur. "Te them te drejten prisja me shume sesa vendi i gjashte, megjithate, per garen, mund te them se vendi i gjashte nuk eshte fort i keq, edhe pse kisha disa shqetesime shendetesore". Me pas, peshengritesja tregon peripecite e udhetimit. Kthimi nga Pekini i larget ka qene i lodhshem. "Jam e derrmuar. Kam qendruar transit ne Stamboll per gati dhjete ore dhe kjo nuk eshte nje gje e kendshme", perfundon prononcimin e saj sportistja Romela Begaj.

J.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›