E Diel, 1 Nëntor 2026

Marino: Gabim fatal po nenvleresuat Vllaznine

"Duam te shkojme sa me larg te jete e mundur ne UEFA", deklaron Pierpaolo Marino, drejtori i pergjithshem i Napolit. Dhe per te arritur kete objektiv, te kaltrit duhet te perballen sot me Vllaznine dhe nuk ka ndermend te bejne lojera, duke hedhur nga minuta e pare te gjithe kampionet qe kane ne dispozicion. Keshtu jane grumbulluar Xhanelo mes shtyllave, Kanavaro, Kontini, Grava, Santakroce dhe Rinaudo do te jene rreshtuar ne mbrojtje. Ne mesfushe Amodio, Blasi, Hamsik dhe Maxho, Monervino, Pacienca dhe te rinjte Vitale Bruno. Ne sulm do te jete Denis, De Zerbi dhe Pia. Mes tifozeve te Napolit ka nje entuziazem te madh, qe kane filluar nga dje te shtojne radhet per ne ndeshjen e kthimit te San Paolos, pasi per te gjetur nje vend eshte bere dicka e veshtire. Ndersa ne Shqiperi kane udhetuar rreth 300 tifoze napoletane. Drejtori Marino ben bilancin e pare te situates: "Kur hyme ne UEFA, arritem objektivin e pare te sezonit dhe tani do te kerkojme te shkojme sa me larg te jete e mundur. Ndeshja me shqiptaret e Vllaznise nuk eshte aspak e thjeshte, sikunder te gjitha ndeshjet e UEFA-s, perfshire dhe finalen e Kupes Intertoto kunder Panioniosit, qe u zhvillua ne nivelin e nje ndeshjeje cerekfinale". J.S


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›