E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët, OSBE: Shteti të përgjigjet. AP: Policia të ndalë paligjshmërinë

ROMET-B, DY FEMIJE ROM, FEMIJE ROM, ROM TE AVOKATI I POPULLIT, ROMETiranë- Një ditë pasi Amnesty International, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare kërkoi marrjen e masave urgjente për 37 familjet rome qe rrezikojnë të dëbohen nga banesat e tyre në Rrugën e Kavajës, Avokati i Popullit ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësuesin e OSBE-së në vendin tonë, Robert Wilton dhe përfaqesues nga Këshilli i Evropës për të diskutuar mbi çështjen e komunitetit rom dhe mbi zhvillimet e ditëve të fundit.

Pas takimit palët dhanë një konferëncë të përbashkët për mediat, nga ku Avokati i Popullit Igli Totozani i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që t`i japin zgjidhje kësaj problematike të rëndë sipas tij.

Policia e shtetit të ndërhyjë dhe të shmangë këtë situatë paligjshmëria që po vijon në në terren mbi romët. Zgjidhja e problemit të realizohet nëpërmjet një procesi të rregullt ligjor ku palë të jenë dhe romët. Institucionet ligjore të jenë garante për zhvillimin e një procesi të rregullt. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të punojë në mënyrë urgjente për të trajtuar çështjen urgjente për strehimin e familjeve rome,-tha Totozani.

Ambasadori Wilton në fjalën e tij tha se OSBE-ja është e shqetësuar për situatën e krijuar.

“Erdha këtu që ti shpreh shqetësimin në emër të OSBE-së, Avokatit të Popullit, shpreh mbështetje për shqetësimin e tij mbi çështjen e romëve. Shpresoj që Avokati i Popullit të marrë përgjigjet që kërkon mbi pyetjet që u ngre këtyre institucioneve,-tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›