E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-emirit në vitin 1992: U rikthyem përsëri pranë vendeve myslimane

sali-ebrishaTiranë- Sali Berisha, pak kohë mbasi u zgjodh president i vendit, mori një ftesë zyrtare nga Emiri i Kuvajtit për të vizituar vendin e largët.

Sot gazeta ‘Dita’ e publikon këtë ftesë dhe përgjigjen e Berishës në vitin 1992.

Berisha shkruan se Shqipëria u rikthye kah botës myslimane.

Mbas një periudhe të errët të historisë së tij nën regjimin e egër komunist, populli shqiptar, me vullnetin e Allahut, u rikthye përsëri pranë vendeve të botës myslimane, me të cilat e bashkojnë ndjenja të thella miqësore e lidhje të ngushta tradicionale dhe fetare,- shkruan Berisha, siç citohet nga ‘Dita’.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›