Romët, arritjet dhe objektivat e tyre
Arsimimi i fëmijeve romë, mbrojtja nga abuzimi, përmiresimi i kushteve ekonomiko-sociale kanë qënë në qender të vemendjes së Unionit për Zhvillim dhe Integrim te Minoritetit Rome në Shqipëri “Amaro-Drom” gjatë vitit që lëmë pas.
Skënder Veliu, drejtor i ketij Unioni vë në dukje vështirësitë e shumta me të cilat perballet ky komunitet çdo dite si dhe hapat qe ka ndermarrë Unioni për ndergjegjësimin kryesisht të të rinjëve romë.
Sipas drejtorit Veliu, këtë vit parashikohet hapja e shumë kurseve profesionale të cilat do ti ndihmojnë të rinjtë romë në integrimin e tyre në shoqëri.