Horoskopi i datës 24 shkurt
Dashi
21 mars- 20 prill
A jeni të gatshëm për ndonjë veprim të madh sot! Hapat i keni qitur vetëm duhet që të realizoni atë që keni dashur edhe më parë.
Demi
21 prill- 21 maj
Përpjekjet e juaja do të jenë suksesi krucial i juaji sot. Nëse nuk frikësoheni atëherë ka ardhur koha mos të jepni llogari për disa gjëra triviale që kanë ndodhur.
Binjakët
22 maj- 21 qershor
Gjërat janë duke lëvizur në një nivel edhe më të thellë, sidomos sa i përket jetës tuaj sentimentale. Kënaquni me arritjet e juaja, pavarësisht çfarë janë ato.
Gaforrja
22 qershor- 22 korrik
Ka ardhur koha të bëni disa krahasime dhe ti përdorni ato për të mirë. Gjërat do të kthehen në të mirë të juaj nëse e bëni këtë si duhet.
Luani
23 korrik- 22 gusht
Dashuria është ajo që duhet ta keni primare sot. Pavarësisht a jeni beqar apo nuk jeni me rëndësi është që të punoni në këtë drejtim sa më shumë që mundeni.
Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator
Duhet të jeni në hapë me arritjet e njerëzve të tjerë. Por, mos u ngutni sidomos në punë. Nga ana tjetër ka ardhur koha që t’i jepni përparësi më të madhe dashurisë.
Peshorja
23 shtator- 22 tetor
Yjet ju sugjerojnë që të gjurmoni më shumë për ide të reja. Mos i injoroni të tjerët duke hezituar, ‘Çfarë nëse?’. Thjesht pranojeni gjërat ashtu si janë.
Akrepi
23 tetor- 21 nëntor
Ndonjëherë është mençuri kur udhëhiqeni nga të tjerët pasi që në këtë mënyrë do të arrini në rrugën tuaj të suksesit. Kujdes me financat!
Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor
Dikush i ri në jetën e juaj është duke ju admiruar më shumë sa ju jeni duke e menduar. Andaj mendoni më shumë për atë që mundohet për ju.
Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar
Në pah do të dalin ide dhe tendenca idealiste. Buzëqeshni më të huaj për këtë gjë, sepse kështu do të qeshni me atë që ju kanë qeshur juve.
Ujori
21 janar- 18 shkurt
Nëse keni nevojë që të tjerët t’ju ndihmojnë në punë atëherë kërkojeni këtë gjë. Jeni një pionier i sukseseve andaj vazhdoni në të njëjtën mënyrë.
Peshqit
19 shkurt- 20 mars
Pasi që keni pushtet dhe për këtë ndoshta edhe keni paguar një çmim të lart atëherë ka ardhur momenti që të veproni në mënyrë sa më korrekte që mundeni.