E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët barake në trotuare: Duam strehim, fëmijët rrezik t’i shtypin makinat

TIRANË-“Kërkojmë strehim, nuk jetohet në trotuar, do të na shtypin makinat fëmijët”.
Kështu u shprehën sot banorë të komunitetit rom që kanë improvizuar barake në trotuarin e Rrugës së Kavajës pasi u dëbuan nga banesat në këtë zonë.

Romët shprehen se në strehën e Sharrës nuk mund të shkojnë pasi ajo godinë sipas tyre nuk përmbush kushtet më minimale për jetesë.
“Shteti të na gjejë strehim. Na nxorrën përjashta, na dëbuan, po na sëmuret fëmija”, thanë romët.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera KSHH: Të zbatohet kushtetuta, ndalon diskriminimin ndaj romëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›