KSHH: Të zbatohet kushtetuta, ndalon diskriminimin ndaj romëve
TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) përsëriti sot thirrjen për ndërhyrje emergjente në funksion të zgjidhjes së cështjes së strehimit dhe integrimit në tërësi të komunitetit rom.
Në një kërkesë të KSHH-së drejtuar institucioneve publike, thuhet se “Qeveria, ministritë përkatëse, organet e qeverisjes vendore, duhet të zbatojnë Strategjinë Kombëtare që ata vetë kanë miratuar, të kenë parasysh dhe të zbatojnë parimet e nenit 18 të Kushtetutës tonë dhe nenit 14 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që ndalojnë çdo lloj diskriminimi”.
(d.b/BalkanWeb)