Romney Santorum dhe Paul fituesit kryesore ne Iowa

Ish guvernatori i shtetit Massachusetts Mitt Romney u shpall fitues i konferencave partiake republikane ne Iowa me nje ndryshim shume te vogel votash ndaj rivalit te tij ish senatorit te shtetit Pennsylvania Rick Santorum. Kjo ishte nje fitore e madhe per te dy kandidatet te cilet per disa ore me rradhe gezonin mbeshtetje thuajse te barabarte. Kongresmeni Ron Paul nga Texas-i zuri vendin e trete ne sproven e pare te rendesishme ne garen e ketij viti per te siguruar emerimin e Partise Republikane dhe per ti bere sfide Presidentit Barak Obama ne zgjedhjet e pergjithshme te nentorit.
Kryetari i Partise Republikane ne shtetin e Iowa-s Matt Strawn tha sot ne mengjes se Mitt Romney kishte fituar ne kete shtet 8 vota me shume se sa rivali i tij i afert.
Konferencat partiake republikane te Iowa-s hapin keshtu procesin per emerimin e Partise Republikane te kandidatit qe do te konkuronte ndaj Presidentit Barak Obama ne zgjedhjet e 6 nentorit.
Mitt Romney deklaroi se pa udheheqjen e tij Amerika do te jete ne nje rrezik te madh nga Irani vend qe se shpejti thote ai mund te kete nje arme berthamore.
Ai e shfrytezoi gjithashtu fjalimin me rastin e fitores se djeshme per te kritikuar politiken e brendshme te Presidentit Obama dhe per te theksuar papunesine e larte madje premtoi se do te hape vende pune per amerikanet
Do te punoj per ta kthyer perseri ne pune Ameriken dhe per ta bere ate perseri nje vend terheqes per ata qe hapin vende pune per novatoret dhe per investitoret dhe vendet e punes do te fillojne te krijohen sic ka ndodhur ne te kaluaren tha zoti Romney.
Ishte gjithashtu nje nate e gjate per pretendentin me pak te preferuar konservator Rick Santorum i cili perjetoi nje rritje popullariteti gjate javeve te fundit.
Ju keni bere hapin e pare per te mare perseri nen kontroll vendin tuaj
Ne vende te trete doli kongresmeni i Texas-it Ron Paul.
Energjia qe ju keni dhe perpjekjet qe keni bere por ajo qe me ben te ndjehem me te vertete mire eshte se ju po beni dicka sepse besoni ne te.
Votuesit u mblodhen ne grupe ne gjithe shtetin e Iowa-s ne dhoma te vogla ku votat u numeruan me dore dhe ne takime me te medha si ky ne nje shkolle te mesme afer qytetit Des Moines.
Samona Joy Yentes loboi fqinjet e saj ne mbeshtetje te kandidatit Rick Santorum madje foli edhe para mbledhjes ne emer te tij.
Ne duam te mbeshtesim nje kandidat te fuqishem qe ne mendojme se do ti kundervihet dhe do te fitoje kunder presidentit Barak Obama dhe do te siguroje nje udheheqje te forte per vendin tone.
Por ishte nje nate zhgenjyese per guvernatorin e Texas-it Rick Perry kongresisten Michele Bachmann nga Minnesota dhe ish kryetarin e Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich te cilet fituan shume me pak vota dhe tani duhet te gjejne nje menyre riorganizmi.
Rezultati i ngushte ne Iowa mund te tregoje se fushata republikane do te jete e gjate dhe percarese thote anketuesi Frank Luntz.
shte interesant fakti qe disa republikane jane me shume te interesuar te fitojne ndaj njeri tjetrit se sa ndaj presidentit. Kjo nuk do te kete ndikime pozitive ne afatin e gjate.
President Obama foli per demokratet qe u mblodhen per te ne Iowa nderkohe qe kryetarja e Partise Demokrate Debbie Wasserman Schultz u tha gazetareve se presidenti eshte gati te ndeshet me cilindo republikan qe fiton emerimin e partise.
Presidenti do te luftoje per klasen e mesme duke filluar me rritjen ekonomike. Ai do te luftoje ndaj cdo republikani qe synon te na ktheje ne politikat e deshtuara te se kaluares qe na sollen ne prag te nje katastrofe ekonomike.
Gara republikane vazhdon tani ne shtetin New Hampshire ku Mitt Romney gezon mbeshtetje te madhe.