E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjvenesja Mishell Bahman nga Minesota terhiqet nga gara

Ligjvenesja Mishell Bahman nga Minesota e cila zuri vendin e 6-te ne garen e djeshme ne Iowa duke fituar vetem 6 per qind te votave njoftoi terheqjen nga gara.

Gjate fushates se saj ligjvenesja Bahman fitoi mbeshtetjen e levizjes konservatore Tea Party.

Zonja Bahman ndihmoi ne krijimin e grupit per ceshtjet e kesaj levizjeje ne Dhomen e Perfaqesuesve. Ne gusht ajo u be gruaja e pare qe fitoi votimin prove ne Iowa e quajtur straw poll nje prove e hershme popullariteti jo detyruese qe nuk ndikon zyrtarisht ne rezultatin e procesit parazgjedhor. Por popullariteti i saj u zbeh nga hyrja ne gare e guvernatorit te Teksasit Rick Perry.

Me profesion avokate per taksat zonja Bahman dhe bashkeshorti i saj  terapisti klinik Markus Bahman administruan nje qender keshillimesh te krishtere ne Minesota. ifti Bahman ka 5 femije dhe eshte kujdesur per 23 femije te tjere ne nevoje.

Gjate fushates ligjvenesja 55 vjecare Bahman mbrojti reformen e taksave shkurtime te thella te shpenzimeve qeveritare dhe shfuqizimin e ligjit te kujdesit shendetsor i miratuar nga administrata Obama. Ajo mbeshtet gjithashtu amendamente kushtetore shtetrore dhe federale qe do te ndalonin martesen mes homoseksualeve nderkohe qe ajo eshte kunder abortit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›