Romney dhe Santorum kryesojnë votimet partiake në Iowa
IOWA - Ish-senatori i Pensilvanisë Rick Santorum dhe ish-guvernatori i Masaçusets Mitt Romney kryesojnë në votimet paraprake në shtetin Iowa, përballja e parë në procesin për të zgjedhur kandidatin republikan që do të ndeshet me Presidentin Obama në zgjedhjet e nëntorit për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.
Kur janë numëruar pothuajse të gjitha votat, zoti Romeny dhe zoti Santorum kanë marrë nga 25 përqind të votave secili, ndërkohë që veprimtari kundër luftës Ron Paul mban vendin e tretë me 21 përqind.
Kandidatët republikanë kanë zhvilluar fushata të rrepta në shtetin Iowa ku banorët i rezistuan të ftohtit për të hedhur votën e tyre.
Partia Demokratike po ashtu zhvillon fushatë. Presidenti Barak Obama nuk ka kundërshtarë për emërimin e partisë por zhvilloi një bisedë përmes internetit me mbështetësit në Iowa të martën. Ai përballet me një provë të vështirë për të fituar një mandat tjetër në zgjedhjet e nëntorit. Ekonomia amerikane po rimëkëmbet shumë ngadalë nga recesioni i viteve 2007-2009, duke bërë që shumë votues të vënë në pikëpyetje udhëheqjen e tij.
(er.nu/voa/BalkanWeb)