E Diel, 1 Nëntor 2026

Romney grumbullon me shume fonde se Obama

Kandidati republikan për president në SHBA, Mitt Romney, arriti të grumbullojë 17 milionë dollarë më shumë për fushatën e tij zgjedhore se presidenti Barack Obama gjatë muajit maj, tregojnë të dhënat zyrtare.

Romney arriti të grumbullonte në total 76,8 milionë dollarë, ndërsa demokratët siguruan për presidentin 60 milionë.

Në total, Romney ka grumbulluar për fushatën e tij 107 milionë dollarë, duke iu afruar shumë fondit prej 115 milionë dollarësh të Obamës.

Midis fondeve të presidentit përfshihen edhe 15 milionë dollarë të grumbulluara nga një eveniment në shtëpinë e George Clooney, me biletat të shitura 40 mijë dollarë secila.

Të dy kandidatët për president Zgjedhjet ne SHBARomney zyrtarisht rival i Obama-s Zgjedhjet, Obama keq në Arkansas e Kentaki SHBA, “dita e parë” e Mitt Romney të SHBA-së janë përfshirë në një luftë të ethshme për të grumbulluar sa më shumë para, për t’i përdorur për të fituar mandatin në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana e tij, Obama zhvilloi takime elektorale në Kaliforni dhe Nevada, ndërsa Romney u përqendrua në Teksas, një shtet që pritet të rezultojë kyç në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Zgjedhjet ne SHBA
Romney zyrtarisht rival i Obama-s
Zgjedhjet, Obama keq në Arkansas e Kentaki
SHBA, “dita e parë” e Mitt Romney

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›