E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney kritikon politikën e Obamës ndaj Kinës

Kandidati i republikanëve për president të SHBA-së, Mitt Romney e akuzoi presidentin e SHBA-së, kundër-kandidatin e tij demokrat në zgjedhjet e nëntorit, Barack Obama, se nuk ka qenë në gjendje të kundërshtojë Kinën, në mënyrë që Pekini ta ndryshojë politikën e vet valutore për kursin e ulët të juanit, transmetuan mediat britanike.

"Katër vite pasi që premtoi se Kinën 'do ta vendos në vend' për shkak të praktikave të saj manipulative valutore, presidenti Obama sërish nuk e mbajti fjalën e tij", deklaroi Andra Sol, zëdhënësja e shtabit parazgjedhor të Romneyt.

Ajo shtoi se nuk mund të presin edhe katër vite që presidenti Obama të kundërshtojë Kinën.

"Mitt Romney do të bëjë këtë në ditën e parë pasi të bëhet president", tha Sol.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›