Gjenet përcaktojnë pikëpamjet politike?

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë menduar se pikëpamjet politike të njerëzve përcaktohen nga mjedisi ku ata banojnë, si p.sh nga ato që mendojnë prindërit dhe miqtë e tyre, si dhe nga komuniteti ku ata banojnë.
Por një studim i ri thotë se faktorët mjedisorë nuk janë përcaktuesit e vetëm dhe se gjenet ndikojnë në masën rreth 50 për qind tek pikëpamjet politike të njerëzve.
Rose McDermott, profesore e shkencave politike në Universitetin Brown në Rhode Island, është bashkë-autore e studimit të kohëve të fundit. Ajo thotë se faktorët socialë, si familja dhe miqtë, mund të përcaktojnë drejtimin e pikëpamjeve politike të njerëzve, por se biologjia duket se ndikon tek pikëpamjet e tyre në përgjithësi.
“Që nga pikëpamjet themelore liberale e deri tek prirjet konservatore duket se marrin informacione nga këta faktorë gjenetikë”, tha ajo.