E Diel, 1 Nëntor 2026

Romney vazhdon fushatën në bastionet e republikanëve

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney fillon fushatën e tij sot me mitingje në disa shtete që do të jenë kyç në zgjedhjet e nëntorit kundër presidentit Barack Obama.

Zoti Romney, së bashku me kandidatin e tij për nënpresident Paul Ryan, do të mbajnë tubime në Florida, Virxhinia dhe Ohajo. Kandidati republikan pranoi mbrëmë emërimin e partisë së tij duke u zotuar të "rivendosë premtimin e Amerikës."

Zoti Romni tha në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve në Tampa, se ai dëshironte që Presidenti Obama të kishte arritur sukses gjatë katër viteve të tij në detyrë, pasi dëshiron që Shtetet e Bashkuara të jenë të sukseshme. Por, zoti Romney tha se, premtimet e presidentit "sollën pakënaqësi dhe ndarje", dhe se amerikanët meritojnë një zgjidhje më të mirë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›