E Shtunë, 31 Tetor 2026

KGB arreston administratorë të opozitës bjelloruse

Grupi për të drejtat e njeriut në Bjellorusi “Vyasna” ka bërë të ditur se policia dhe Komiteti për Siguri Shtetërore (KGB) kanë arrestuar administratorë të opozitës bjelloruse për komunikimet online.

Disa nga ata janë kapur në Minsk, disa në Vitsebek.

“Vyasna” dhe familjarët thonë se janë bastisur apartamentet e tyre dhe se janë konfiskuar disa kompjuterë.

Administratorët janë mbajtur për disa orë në paraburgim, duke u pyetur për aktivitetet e tyre online.

Vetëm njëri nga ata është dënuar me pesë ditë heqje lirie, për huliganizëm

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›