Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj ‘Himarës’
BAKU - Rona Nishliu çon Shqipërinë në finalen e Festivalit Europian të Këngës! Këngëtarja interpretoi mbrëmë në mënyrë të mrekullueshme në skenën e Bakusë këngën "Suus". E rënduar shpirtërisht, e prekur, e lënduar dhe e tronditur nga ngjarja e rëndë që asaj deri vonë i është mbajtur e fshehtë, Rona me këngën e 'vajit', dhe klithmën e saj kilometra larg, "më lini të qaj" ia ka dedikuar interpretimin e saj viktimave të tragjedisë së Himarës. Vaji i saj, i ka shkuar për shtat ditës së zisë kombëtare, ndërsa zëri dhe përlotja e kanë 'tundur' sallën e natës së parë të festivalit. E pesta në radhë, e veshur me një fustan ku kombinohej ngjyra e zezë me blunë, në një skenë që ndriçohej nga drita të kuqe, interpretimi i saj është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga duartrokitjet e pub-
likut. Performanca e Ronës ka qenë e ndjerë, ndërsa në fund të paraqitjes këngëtarja ka shpërthyer në lot teksa ka nxituar të dalë nga skena e Eurovizionit. Interpretimi, kënga dhe zëri kanë bërë që Shqipëria të jetë një ndër 10 finalistet e para, ku ndër të tjera janë Irlanda, Hungaria, Rusia, Islanda, Moldavia, Danimarka, Qipro, Austria dhe Zvicra. Kënga mban firmën e kompozitorit Florent Boshnjaku, ndërsa teksti është shkruar nga vetë këngëtarja. Në një intervistë dhënë pak ditë më parë për uebsajtin e Eurosong, "Esctoday.com", Nishliu tha se 'Suus' ka prekur njerëzit me ndjenja, shpirtin njerëzor dhe kjo është dhimbje. "Kur njerëzit ndjejnë dhe e kuptojnë dhimbjen e njëri-tjetrit, atëherë ata kuptojnë se kanë nevojë për mbështetje në ato momente trishtimi dhe dobësie".
DEDIKIMI
Rona Nishliu pak para prezantimit në Eurovizion, ka dhënë një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, ku u shpreh se këngën ia dedikonte tragjedisë së Himarës. Në linjë telefonike nga Azerbajxhani ajo tregoi se ngjarja e ka prekur thellë. "Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave. Një tragjedi që na ka goditur të gjithëve, madje jashtëzakonisht shumë edhe mua, sonte më vështirëson këtë përgjegjësi që kam", - tha ajo, duke shtuar se "jam ndikuar dhe prekur nga ajo që ka ndodhur. Bashkërisht këtë performancë do ia dedikojmë situatës".
TVSH
Televizioni publik shqiptar nuk e ka transmetuar drejtpërdrejtë natën e parë te festivalit, pasi 22 maji qe shpallur ditë zie kombëtare, për shkak të tragjedisë së Himarës ku humbën jetën 13 studente të universitetit "Aleksandër Xhuvani". Transmetimi i festivalit të regjistruar ka filluar në orën 00:05 të ditës së sotme, kur edhe ka mbaruar dita e zisë. Një fakt i tillë u vu në dukje dhe nga prezantuesja e festivalit. Martin Leka, drejtori artistik i Festivalit të Këngës në RTSH, tha se kjo shtyrje e transmetimit është bërë pasi është rënë dakord me organizatorët e festivalit Europian, të cilët janë treguar njerëzorë dhe e kanë mirëkuptuar situatën. "Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Petrit Beci ka gjetur mirëkuptim për këtë pikë me organizatorët e festivalit. Kjo nuk do të ketë ndikim tek përfaqësimi i Shqipërisë, sepse arsyet kanë qenë të kuptueshme".
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rona Nishliu e qan me lot skenën e Eurovision