Qeveria shpall garën për Lotarinë Kombëtare
TIRANE - Ministria e Financave ka shpallur zyrtarisht garën për dhënien e licencës për Lotarinë Kombëtare, e cila do të zhvillohet më datë 20 qershor. Në faqen e saj në internet, ministria ka publikuar dje, ftesën për aplikim të konkurrentëve, të cilët duhet të paraqesin garancinë prej 3 milionë eurosh. Kohëzgjatja e licencës do të jetë 10 vjet, ndërkohë që në faqen zyrtare të interesuarve u bëhet me dije se një kopje e plotë e “Kërkesës për Aplikime” mund të blihet nga kandidatët e interesuar me anë të një kërkese me shkrim ose me e-mail, drejtuar Autoritetit Kontraktues në Zyrën e Protokollit dhe me pagesën e një tarife të pakthyeshme prej 1 milion lekësh.
Qeveria, kriteret për aplikantët
Në vendimin e datës 11 janar, përmes së cilit Këshilli i Ministrave miratonte kriteret e vlerësimit të garuesve, përcaktohen kushtet që duhet të përmbushë çdo konkurrent, të cilat nisin që te kapitalet që kanë në zotërim, te përvoja në fushën e lojërave të fatit, e shtrihen deri te garancitë se subjektet nuk duhet të jenë të dënuara apo të gjenden nën procese gjyqësore që kanë lidhje me pastrimin e parave. Në njërën prej pikave të vendimit qeveritar përcaktohet se aplikuesi duhet të ketë eksperiencë në fushën e lojërave të fatit në të paktën 15 vitet e fundit të veprimtarisë së tij, si dhe prej të paktën 5 vitesh në organizimin e lojërave nëpërmjet platformës se internetit. Gjithashtu përcaktohet se Aplikuesi, ose nëse Aplikuesi është Bashkim i Përkohshëm, të paktën Shoqëria Kryesuese, duhet të ketë pasur xhiro të paktën 500 milionë Euro të licencës për secilin prej tre viteve të plota financiare të fundit. Po ashtu, subjekti duhet të ketë pasur Vlerën Neto të Aseteve të paktën 50 milionë Euro në fund të secilit prej tri viteve të plota financiare të fundit. Në një pikë tjetër të vendimit specifikohet se konkurrentët duhet të kenë staf të kualifikuar për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit dhe jo më pak se 300 të punësuar.
Të dhënat financiare
Aplikuesi duhet të paraqesë të dhëna financiare për kryerjen e biznesit për Aksionerët e Aplikuesit, ose nëse Aplikuesi është Bashkim i Përkohshëm, për aksionerët e anëtarëve të Bashkimit. Në rastin kur aplikuesi është Bashkim i Përkohshëm, si kriter kualifikues, secila prej shoqërive duhet të përmbushë të paktën 30 % të kërkesave për kapacitetin ekonomik dhe financiar. Aplikuesi, duhet të paraqesë pasqyra financiare të audituara, të certifikuara nga ekspertë kontabël, për tre vitet e plota financiare të fundit, aty ku është e mundur, duke përfshirë bilancet e konsoliduara, pasqyrat e të ardhurave, pasqyrat e qarkullimit të parasë dhe shënimet shoqëruese për aksionerët e tij ose nëse Aplikuesi është një Bashkim i Përkohshëm, për të gjithë aksionerët e anëtarëve të tij.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)