E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho dëshiron Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Milanit, Ronaldinho, në sezonin e ardhshëm dëshiron të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve. Ronaldinho pati një sezon të parë të vështirë në Milan, por fansat presin shumë nga ai në sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas largimit të Kaka. "Qëllimet tona bëhen gjithnjë më të mëdha. Vitin e kaluar dëshiruan të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve dhe tani dëshirojmë ta fitojmë atë", ka thënë Ronaldinho për Gazzetta Dello Sport.
"Fillova mirë sezonin e kaluar, por pastaj u lëndova. Në vazhdim Ancelotti kurrë nuk më aktivizoi. Këtë herë dëshiroj të luaj në formën më të mirë që nga ndeshja e parë", ka shtuar braziliani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›