E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan/ Atentat kamikaz, 3 të vrarë

Të paktën tre ushtarë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën sot nga një atentat kamikaz në një provincë në jug të Afganistanit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. "Një kamikaz është përplasur me makinën e tij të mbushur me eksploziv me një veturë që po transportonte ushtarët në distriktin Sharjoy në provincën e Zabulit, theksoi zëdhënësi i ministrisë. ''Tre ushtarë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën'', shtoi ai.Muajt e fundit në Afganistan dhuna është rritur ndjeshëm, ku sulmet e kryera nga talebanët kanë fituar terren që prej dy muajsh, në mënyrë të veçantë në bastionet në jug dhe lindje të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›