E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo: Jam i lumtur në Milano

Gjatë verës është folur shumë për një kalim të mundshëm të Ronaldinjos tek Palmeria, Flamengo dhe Los Angeles Galaxy por ai thekson se është i lumtur në Seria A.

Duke komentuar fjalët e presidentit të kuqezinjve, Silvio Berluskoni, sipas të cilit ka marrëveshje që braziliani ta përfundojë karrierën në Milano, Ronaldinjo sqaron se “ajo që dëshiron Berluskoni është e mundshme... Unë jam i lumtur këtu, planifikoj të vazhdoj punën time dhe të përpiqem t’i bëj të lumtur fansat e Milanit, Berluskonin dhe trajnerin”.

Ish-lojtari i Barcelonës përfundon duke thënë se “kurrë nuk më ka shkuar në mendje të largohem nga Milani”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›