E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat e stinës, fluks fëmijësh në QSUT

Sipas drejtorisë së QSUT-së, urgjenca e pediatrisë ka fluksin më të madh, ku çdo ditë paraqiten mbi 250 pacientë të vegjël.

Pjesa më e madhe e fëmijëve marrin mjekim dhe largohen në shtëpi. Vizitat më të shumta mjekësore janë kryer në urgjencën e kardiologjisë, ku rreth 100 pacientë të moshës nga 55- 57 vjeç paraqiten çdo ditë për ndihmë.

Me fluks të lartë mbeten edhe urgjenca e infektivit ku çdo ditë paraqiten mbi 80 pacientë me viroza, gastroenterite, por edhe nga helmimet e pësuara nga ushqimet. Drejtoria e QSUT-së, bën me dije sa pavarësisht fluksit, situata është nën kontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›