Ronaldinjo në prag të lamtumirës
E pabesueshme: Ronaldinjo po mendon seriozisht që ti japë lamtumirën futbollit! Fantazisti, që me fintet e tij ka entuziazmuar mijëra tifozëve do ta marrë këtë vendim për shkak të përjashtimit nga Kombëtaja braziliane. Lajmi është publikuar fillimisht në mediat amerikano-jugore dhe ka bërë jehonë në Spanjë. Sipas "Sport", të përditshmes sportive në Barcelonë, lojtari është i bindur se kjo është zgjidhja e duhur dhe duket shumë e vështirë që të ndryshojë mendim. Arsyeja? Mungesa e motivimeve për të vazhduar karrierën sportive, por mbi të gjitha zgjedhja e Karlos Dungës, që ta lejë jashtë listës së lojtarëve me të cilët "seleccao" do të përfaqësohet në Afrikën e Jugut, për Kupën e Botës 2010. Vendimi i trajnerit i ka dhënë goditjen përfundimtare moralit të Ronaldinjos. "Me sjelljen që ka në fushë, ai duket një ish-lojtar. Kjo është arsyeja përse Ronaldinjo po mendon të largohet një herë e mirë, shkruante ‘Sport. Pas përjashtimit nga Kombëtarja, as rroga 6,5 milionë euro në Itali, nuk i duket më një arsye e fortë për të vazhduar dhe për ti kthyer buzëqeshjen".
Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që mesfushori i Milanit po shqyrton largimin nga fushat e blerta. Radioja braziliane "Joven Pan" theksonte se gjatë sezonit të fundit me fanellën e Barcelonës, lojtari kishte vendosur ti jepte fund karrierës. Në atë periudhë, ishte vëllai-menaxher, Roberto Asis, ai që e bindi të vazhdonte të luante, duke i siguruar largimin nga klubi katalan drejt Serisë A. Me këtë transferim, të gjithë shpresonin se Ronaldinjo do të gjente sërish dëshirën për të luajtur. Ai refuzoi milionat e sheikëve të Manccester Sitit, duke pranuar ofertën e Milanit, që cilësohej si skuadra ideale për ta rikthyer në majat e futbollit. Por, pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e para të sezonit të kaluar (që u shoqëruan me golin vendimtar në derbin e parë kundër Interit) braziliani e humbi shkëlqimin, deri sa u shndërrua në një lojtar anonim. Të dielën, 29-vjeccari nuk luajti në sfidën me Bolonjën. Trajneri Leonardo nuk e kishte përfshirë në skuadër, me justifikimin se Dinjo ishte sëmurur në mënyrë të papritur. Presidenti Berluskoni e ka "braktisur", administratori Galiani e ka quajtur "një si gjithë të tjerët", ndërsa zgjedhjet e stafit teknik e kanë kthyer Ronaldinjon në realitet: ai nuk është më lojtari që i vetëm në fushë mund të bënte diferencën.