E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo shpallet futbollisti më i mirë i dekadës

Ky vlerësim i jepet Ronaldinjos për paraqitjet e tij që nga viti 2000 deri këtë vit. Gjatë kësaj periudhe, futbollisti aktual i Milanit dhe një “ish” i Barcelonës është shpallur dy herë si lojtari më i mirë në botë, në vitin 2004 dhe 2005.

Në anketën e “World Soccer”, pas Dinjos renditen Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo. Për këtë vit futbollisti më i mirë është shpallur Leo Mesi. Ekipi më i mirë shpallet Barcelona, ndërsa si trajner shpallet timonieri i saj, Pep Guardiola. 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›