Franca: Opozita t’i jap fund bojkotit e të nisë dialogun
Gjatë një takimi me kryeministrin Sali Berisha, zyrtari francez ka theksuar se situata e bojkotit është anormale dhe se vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të pranohen.
“Demokracia nuk mund të jetë perfekte, por në demokraci kundërshtimet zgjidhen nga drejtësia por edhe nga dialogu midis palëve. Bazë e demokracisë është pranimi i rezultatit të zgjedhjeve”, theksoi Lellouche. Ai ka kërkuar në këtë mënyrë dhënien fund të bojkotit të Partisë Socialiste, pasi sipas tij dialogu është në interes të integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.
Ndërsa kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se të gjitha problemet për zgjedhjet duhet të trajtohen nga drejtësia. “Politikanët nuk mund të marrin vendimet gjyqësore”, theksoi Berisha. Kreu i qeverisë është shprehur i hapur për bashkëpunim me opozitës në të gjiha drejtimet.