Ronaldo: Dua të bëhem më i miri

Në numrin festiv të gazetës së përditshme sportive spanjolle "Marca", futbollisti i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, ka folur për ambiciet e tij, lëndimet si dhe për tema jashtë futbollit.
"Dua ta kthej 'Topin e Artë' në pronësi, qoftë në vitin 2010 apo në 2011", ka pohuar 24-vjeçari portugez në radhët e Real Madridit, duke zbuluar më pas një detyrë shumë më të vështirë të cilën ia ka vënë vetës. "Dua të bëhem futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave", ka thënë Kristiano. Gjendja e lëndimit të nyjës së poshtme të këmbës, tashmë është më e mirë sipas portugezit.