Cana, lojtari më i votuar në Sunderland

Lorik Cana është lojtari më i votuar dhe më i dashur nga tifozët e Sunderlandit. Kapiteni i Maceve te Zeza përveç elozheve që ka marrë nga trajneri dhe shokët e skuadrës në fund të këtij viti pas pjesës së parë të sezonit është lojtari që e ka fituar më shumë anketën si Futbollisti më i mirë i ndeshjes. Në fakt në faqen zyrtare të Sunderlandit tifozët votojnë pas çdo ndeshje për lojtarin më të mirë të saj dhe në 23 ndeshje që ka zhvilluar skuadra nga Premier Liga deri tani Lorik Cana dominon pasi e ka fituar këtë anketë 11 herë duke lënë shumë pas shokun e skuadrës Andy Reid i cili e ka fituar vetëm 6 herë. Në fakt Cana në pesë ndeshjet e fundit nuk ka rezultuar fitues i kësaj ankete, por e ka dominuar atë në ndeshjet e para të sezonit. Për herë të fundit Cana ka qënë lojtari më i mirë në ndeshjen kundër Fulhamit.