E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Tërhiqem në fund të 2011

“Fenomeni” ka bërë të ditur se në dhjetor të vitit të ardhshëm do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Këtë njoftim ai e bëri sot në një konferencë për shtyp, me arstin e rinovimit edhe për një vit tjetër të kontratës së tij me Korinthiasin.

34-vjeçari theksoi se gjatë periudhës që do vazhdojë të luajë, do mundohet të fitojë sa më tepër trofe. “Kam para edhe një vit e gjysmë nga karriera ime si futbollist dhe dua të jap maksimumin. Ka trofe të rëndësishëm për të fituar dhe kam shumë dëshirë të realizoj objektivat e mi të fundit”, nënvizoi sulmuesi brazilian.

Objektivi kryesor mbetet padyshim ftesa e Karlos Dungës për në Kupën e Botës në Afrikë. Ronaldo është i ndërgjegjshëm se kjo është diçka shumë e vështirë për t’u realizuar, prandaj nuk thurr shumë iluzione: “Të shohim, ka ende mundësi të jem në Afrikë, por e di që është shumë e vështirë”. Por “fenomeni” do vazhdojë të jetë i lidhur me Korinthiasin, pasi do të ketë rolin e përfaqësuesit të klubit brazilian në botë.

Më poshtë ju mund të shihni një përmbledhje me golat më të bukur të Ronaldos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›