E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, sot raundi tjetër i negociatave në zyrën e Topit

Lajmi është zyrtar nga zyra e shtypit e presidentit të Republikës, ndërkohë që nuk ka ndonjë të dhënë për orarin.

Gjatë ditës së djeshme, janë zhvilluar negociatat intensive me ndërhyrjen e delegacionit të Këshillit të Evropës, negociata të cilat duket se nuk kanë përfunduar me ndonjë rezultat konkret.

Ndërkohë, delegacioni i KE-së do të zhvillojë sot një konferencë shtypi në përmbyllje të vizitës së tyre në vendin tonë, që megjithëse ishte paralajmëruar për në orën 10:00, ajo është shtyrë për shkak të negociatave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›