E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ronaldo, dëmtim i gjurit duke festuar me… Siuuu

Cristiano Ronaldo rrezikon të humbasë debutimin e Ralf Rangnick në pankinën e Manchester United, i cili do të presë Crystal Palace në Old Trafford. Arsyeja është një dëmtim në gju, por jo gjatë dërhyrjes së kundërshtarit, por gjatë festës së tij. Sipas gazetës britanike “Sun”, CR7 është lënduar pas shënimit të penalltisë vendimtare në fitoren 3-2 ndaj Arsenalit.

Në fakt, Ronaldo ka festuar me “Siuuu”-në e tij të zakonshme, duke u ulur keq pas kërcimit të tij. Portugezi u zëvendësua më pas në minutën e 88-të. Një problem serioz për Rangnick, i cili rrezikon të heqë dorë nga lojtari i tij më i mirë në debutimin e tij.

Rangnick e ka lavdëruar tashmë Cristiano Ronaldon në fjalët e tij të para si trajner i United: “Unë e pashë Cristiano kundër Arsenalit në pjesën e dytë dhe, në moshën 36-vjeçare, ai është një profesionist i jashtëzakonshëm. Në moshën e tij, nuk kam parë kurrë një lojtar që ai është ende shumë i përgatitur fizikisht. Ai është një lojtar që lehtë mund të bëjë diferencën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›