Ksavi provon humbjen e parë, Betis triumfon në “Kamp Nou”

Nokauti i parë në pankinën e katalanasve për Ksavin mbërrin në ndeshjen e katërt si trajner i Barcelonës, i cili koleksionon një 1-0 në Camp Nou ndaj një Betis gjithnjë e më shumë në formatin Champions. Mundësia e parë për blaugranat ndodh në 11′, me devijimin Coutinhos në harkimin e Jordi Albas, të bllokuar nga Rui Silva. Në të 36′, goditje për Xavi, i detyruar të heqë dorë nga Gavi, I cili u largua me barelë dhe u zëvendësua nga Puig. Para mbylljes së pjesës së parë, Ruibal ishte afër avantazhit, ndërsa në pjesën e dytë Juanmi pa të anullohet goli i 0-1 për një pozicion të lehtë jashtë loje në harkimin e Ruibal, me ter Stegenin fillimisht të zhvendosur nga devijimi i afërt.
Xavi aktivizon Dembélé dhe de Jong, por në minutën e 79-të andaluziasit kalojnë në avantazh me një kundërsulmin perfekt, të perfeksionuar nga Tello dhe finalizuar nga Juanmi. Barcelona tenton të reagojë, por arrin vetëm të afrohet me barazimin, me Ezzalzouli, i cili gjuan në mënyrë të gabuar pas harkimit të Dembélé, duke dështuar në një rast të pastër. Kështu përfundon 0-1: Betis ngjitet në 30 pikë dhe shkon në +7 ndaj Barcelonës së Xavi-t, i cili për herë të parë që kur drejton klubin e tij shijon shijen e hidhur të humbjes dhe paraqitet në mënyrën më të keqe në Ligën e Kampionëve, ndeshje kundër Bayern.